Roma shkarkon Ranieri, Gasperini në drejtim

ZYRTARE/ Ranieri dhe Roma ndajnë rrugët, klubi verdhekuq: Kemi besim të plotë te Gasperini

Tani është zyrtare, Klaudio Ranieri dhe Roma kanë ndarë rrugët. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi verdhekuq përmes një postimi në rrjetet sociale.

“AS Roma njofton se marrëdhënia e saj me Klaudio Ranierin ka mbaruar. Klubi dëshiron të falënderojë Klaudion për kontributin e tij të rëndësishëm në Romë. Ai e udhëhoqi ekipin në një kohë shumë të vështirë dhe ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për përpjekjet e tij.”

“Duke parë drejt së ardhmes, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është i fortë, me lidership të fortë dhe një vizion të qartë. AS Roma do të jetë gjithmonë e para. Kemi besim të plotë në rrugën që na pret nën drejtimin teknik të Xhian Piero Gasperini, me qëllimin e përbashkët për t’u rritur, përmirësuar dhe arritur rezultate të denja për historinë tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Scroll to Top