VIDEO/ Disfatë befasuese, skuadra e Granit Xhakës turpërohet me 5 gola nga skuadra që lufton për mbijetesë
Skuadra e Granit Xhakës, Sandërlendi, u turpërua në shtëpi me rezultatin 0 me 5 kundër Notingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier Ligës. Vendasit befasuan të gjithë, pasi brenda harkut kohor të 20 minutave, pësuan plot 4 gola, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me shifrat 0 me 4.
Avantazhi për miqtë erdhi fillimisht nga një autogol i Hume. Më pas, golat për Notingham Forest u shënuan nga Ud, Gibs Ujat dhe Igor Zhezus, duke ngritur shifrat në 0 me 4. Golin e pestë, që vulosi fatin e skuadrës që lufton për mbijetesë, e shënoi Anderson në minutën 90+5.
Kjo ishte humbja e 12-të në kampionat për skuadrën e Xhakës, e cila aktualisht mban vendin e 11-të në renditje. Nga ana tjetër, Notingham Forest regjistroi fitoren e 10-të dhe mban vendin e 16-të.
