Berisha: Kokat e karteleve kanë derë të hapur në zyrën e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me temë “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka një qëndrim mizogjen. Ai gjithashtu ka komentuar lidhur me bashkëpunimin e Ramës me botën e krimit, duke pretenduar se kartelet e drogës pastrojnë para të paligjshme në Shqipëri, nëpërmjet kulla dhe rezorteve turistike.
“Kemi kryeministrin më mizogjen në Europë. Me atlete të bashka i shuan dhe përpiqet të tregojë diçka tjetër, por është i padenjë për postin e tij. Regjimi autokratik shndërroi procesin elektoral në farsë elektorale. Kokat e karteleve më të mëdha të drogës në botë e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës, sepse pastrojnë paratë në kullat dhe resortet turistike”, tha ai.
