Të shtëna me armë në Lezhë, dyshohet për dy të vrarë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në zonën e Balldrenit, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje. Raportohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”.
