Ambasadorja SHBA-së në Greqi takon Ramën, marrëveshje energjetike

Ambasadorja amerikane në Greqi takon Edi Ramën në Tiranë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X pas raportimit për takimin e saj me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Në mesazhin e saj, Guilfoyle theksoi rëndësinë e vizitës dhe marrëveshjes së arritur në fushën e energjisë:

“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA dhe t’i bashkëngjitesha kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.”

Sipas saj, marrëveshja që parashikon një investim prej rreth 6 miliardë dollarësh synon forcimin e sigurisë energjetike dhe asaj kombëtare në të gjithë rajonin.

Scroll to Top