Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, dështon sërish seanca parlamentare
Opozita nuk mori pjesë sërish në seancën e zhvilluar në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës, e cila ishte parashikuar për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
Raportohet se është vendosur shtyerja e seancës, ndërsa një tentativë e re për zhvillimin e saj do të bëhet në orën 19:00.
Kujtojmë se mesnata është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, përndryshe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
