Zgjedhja e presidentit: Shtyhet me disa orë seanca në Kuvendin e Kosovës
Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës u shty vetëm pak minuta pas fillimit të saj.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se punimet do të rifillojnë në orën 14:00. Ajo e arsyetoi këtë vendim me nevojën për të pritur deputetët e opozitës, të cilët i ftoi të marrin pjesë në seancë. Haxhiu theksoi se pjesëmarrja në këtë seancë është një obligim kushtetues për çdo deputet.
“E ftoj sërish opozitën të marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, pra në këtë seancë të jashtëzakonshme që e kemi filluar dje,” deklaroi Haxhiu, pasi lexoi disa vendime të Gjykatës Kushtetuese, opinione të Komisionit të Venecias dhe raporte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
