Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa!

“Jo më zotëri i mirë” / Trump paralajmëron Iranin: Regjimi duhet të marrë masa! Nuk dinë si…

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke deklaruar se regjimi duhet të “marrë masa” dhe nuk di “si të nënshkruajë një marrëveshje jo-bërthamore”.

Mendohet se ai po i referohet përpjekjeve të tij për ta bindur Iranin të heqë dorë nga rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.

Trump e shoqëroi postimin me një imazh të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku ai shfaqet me një mitraloz, i rrethuar nga shpërthime. “NO MORE MR. NICE GUY” (Jo më zotëri i mirë), shkruhet në mbishkrimin e fotos së publikuar nga Trump.

Scroll to Top