SPAK heton Arbër Abazin për dosjen “Balluku”

Paraqitet në SPAK Arbër Abazi, biznesmeni i afërt me Belinda Ballukun

Arbër Abazi, administrator i kompanisë “Alko Impex”, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

Raportohet se paraqitja e zotit Abazi bëhet në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”, ku ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku është në qendër të hetimit për akuzën e prishjes së barazisë në tendera.

Arbër Abazi është i lidhur familjarisht me ish-zv/kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj. Më herët, SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhur me hetimin e tenderave për lotët e Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction & 2T” sh.p.k.

Kompania e tij është “Alko-Impex General Construction”. Arbër Abazi, përveç lidhjes familjare me Belinda Ballukun si bashkëjetues me vajzën e tezes së saj, njihet në Tiranë edhe si nip i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Scroll to Top