VIDEO/ Mesfushori shqiptar vendimtar në fitoren e skuadrës së tij pas vetëm një minute lojë
Mesfushori shqiptar, Serxho Ujka, ka rezultuar vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Varegem, ndaj Cercle Bryzh, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të kampionatit belg. Varegem triumfoi me rezultatin 3-2.
27-vjeçari u aktivizua në fushë në minutën e 87-të dhe vetëm një minutë më vonë, në të 88-tën, dhuroi një asist fantastik për shokun e skuadrës, Opoku. Ky i fundit realizoi golin që i dhuroi fitoren ekipit.
Ky është asisti i parë për Ujkën në vitin 2026, pasi një dëmtim e ka mbajtur atë jashtë fushave për një periudhë të gjatë. Gjatë kësaj kohe, ai nuk ka qenë pjesë e ekipit në disa sfida, ndërsa në tre duelet e fundit ka marrë minuta.
