Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ndeshjes mes KF Bashkimi dhe FK Vardar në stadiumin e Gostivarit.
Rreth 20 minuta pas fillimit të lojës, një tifoz shqiptar i ekipit vendas ka rënë nga tribuna. Ky incident ngre shqetësime pasi ngjason me një ngjarje të mëparshme gjatë këtij sezoni, ku pati probleme mes të njëjtave skuadra në Kumanovë.
Tribuna në stadiumin e Gostivarit është në një lartësi të konsiderueshme. Aktualisht, nuk ka informacione zyrtare në lidhje me gjendjen shëndetësore të tifozit, i cili u dërgua menjëherë në spital për trajtim.
