VIDEO/ Si Bajerni i Mynihut, edhe PSG-ja me mendjen te gjysmëfinalja e Champions League, parizienët barazojnë në shtëpi
Edhe PSG-ja, ashtu si Bajerni i Mynihut, duket se e ka mendjen te ndeshja e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, e cila do të luhet të mërkurën në orën 21:00. Trajneri Luis Enrique zgjodhi të linte në stol shumicën e titullarëve në ndeshjen kundër Lorient, e vlefshme për javën e 32-të të Ligue 1.
Takimi u mbyll në barazim 2-2, me golat e shënuar nga Mbappé në minutën e 6-të dhe nga Zaire-Emery në minutën e 62-të.
Duhet theksuar se parizienët janë shumë pranë fitimit të titullit kampioni në Francë. Ata kryesojnë renditjen me 70 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt, Lens, ka 63 pikë. Kanë mbetur edhe vetëm tre ndeshje deri në fund të kampionatit.
