Bërnli humbet, Lids tall Bërnlin me këngën “Smooth Criminal”

VIDEO/ Skuadra e Brojës pësoi humbje në transfertë, tallje epike nga klubi vendas pas përfundimit të ndeshjes

Bërnli e kishte siguruar matematikisht rënien nga Premier Liga që javën e kaluar, dhe humbja ndaj Lids në transfertë nuk ndryshoi aspak situatën e ekipit ku luan edhe Armando Broja. Megjithatë, në fund të ndeshjes, vendasit nuk i rezistuan tundimit për një tallje epike, e cila u bë virale në rrjetet sociale.

Në përfundim të takimit, të cilin Lids e fitoi me rezultatin 3-1, ku Broja u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit, duartrokitjet e tifozëve u kthyen në të qeshura nga tribunat. Kjo për shkak se në altoparlantët e stadiumit nisi të luhej kënga “Smooth Criminal” e këngëtarit të njohur Majkëll Xhekson.

Kjo veprim ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Bërnlit. Pas shkarkimit të trajnerit Skot Parker, klubi anglez kishte vendosur si trajner të përkohshëm të ekipit U-23 një person me të njëjtin emër, Majkëll Xhekson. Te Lids, duket qartësisht se nuk i kanë rezistuar këtij elementi humori.

Scroll to Top