Kapet trafikant droge kërkuar ndërkombëtarisht për Itali

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, prangoset një shtetas i huaj me dy identitete

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, është kapur dhe arrestuar në lagjen “Vasil Shanto”, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bazuar në informacione operative, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Kol Bushpepa, i njohur edhe si Sokol Bushpepa, 45 vjeç, banues në Rrëshen.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Itali e ka dënuar me 5 vite, 3 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga dënimi i tij, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 vite e 18 ditë burgim.

Procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi janë duke vijuar, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

Scroll to Top