Aksident vdekjeprurës në Berat, humb jetën 54-vjeçar

Aksident me pasoja vdekje në Berat, humb jetën 54-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar të hënën në Berat. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:25 në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak.

Një shtetas i identifikuar si A. G., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një automjet, drejtues i të cilit ishte një shtetase e identifikuar si D. M., 34 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. A., 54 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit, A. G., ka pësuar dëmtime dhe po merr mjekim në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Scroll to Top