Varfëria dhe Diskriminimi në Europë e Shqipëri

Varfëria dhe diskriminimi, dy probleme që bashkojnë Europën dhe Shqipërinë

Grupet më të cenueshme vazhdojnë të jenë ato më të diskriminuara në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Situata është e ngjashme edhe në vendin tonë. Në vitin 2024, personat e lindur jashtë vendit raportuan nivele më të larta diskriminimi krahasuar me vendasit. 9.7% e tyre janë ndjerë të diskriminuar në kontakt me administratën publike, kundrejt 4.5% të vendasve. Ndërkohë, në hapësira publike, diferenca është edhe më e madhe: 7.8% krahasuar me 2.8% të vendasve.

Diferenca kryesore me Shqipërinë është se në vendet e BE diskriminimi lidhet më së shumti me aksesin në shërbime publike, strehim dhe hapësira publike, duke prekur veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe migrantët. Në Shqipëri, komunitete të caktuara si romët dhe egjiptianët përballen me diskriminim, papunësi afatgjatë dhe akses të kufizuar në shërbime bazë si arsimi dhe shëndetësia.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, gjatë vitit 2025 janë trajtuar dhjetëra ankesa, ku vetëm 15 raste janë provuar si diskriminim, ndërsa pjesa tjetër janë rrëzuar për mungesë provash. Rastet më të shumta lidhen me:

  • Gjendjen ekonomike (41 raste)
  • Moshën (23 raste)
  • Gjininë (18 raste)

Problemet më të shpeshta lidhen me largime nga puna, trajtim të pabarabartë në vendin e punës dhe shkelje të të drejtave të punonjësve.

Në BE, pjesë e diskriminimit dhe përjashtimit social është varfëria, ku rreth 20.9% e popullsisë është në rrezik varfërie. Në krahasim, ndërsa në BE diskriminimi matet me përqindje të qarta dhe monitorohet rregullisht, në Shqipëri ka një mungesë të dhënash. Kjo ndodh pasi në të shumtën e rasteve nuk raportohet dhe mënyra e vetme për ta identifikuar është përmes kushteve ekonomike, përjashtimit social dhe mungesës së aksesit në shërbime.

Scroll to Top