Vendimi për drejtësinë në supersfidën Bajern-PSG, njohje me arbitrin e gjysmëfinales tjetër të Champions League.
Ndeshja mes Bajern Mynih dhe PSG pritet të sjellë emocione të forta në stadiumin “Allianz Arena”, ashtu siç ndodhi edhe në takimin e parë të zhvilluar në “Parc des Princes” një javë më parë. Të mërkurën do të shpallet finalisti i Champions League, ndërkohë që UEFA ka përzgjedhur arbitrat që do të drejtojnë sfidën në Gjermani.
Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pinheiro. Asistentë do të jenë Bruno Jesus dhe Luciano Maia, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë norvegjezi Espen Eskås. Në rolin e gjyqtarit të VAR do të jetë italiani Marco Dello, ndërsa Tiago Martins do të mbajë rolin e gjyqtarit të AVR.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Atletico Madrid, e planifikuar për nesër, do të drejtohet nga gjermani Daniel Siebert.
