Runi: Arsenali do ta fitojë Premier Ligën “me lehtësi”

Ish-sulmuesi i njohur i Junajtid, Uejn Runi: Ja kush e fiton Premier Ligën

Uejn Runi ka shprehur mbështetjen e tij për Arsenalin në garën për titullin e Premier Ligës, duke besuar se ata do ta fitojnë atë “me lehtësi” përpara Manchester Sitit.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta kryeson tabelën me gjashtë pikë avantazh pas fitores kundër Fulhemit të shtunën. Siti, me dy ndeshje më pak, ka mundësinë ta ngushtojë diferencën në tre pikë nëse fiton ndaj Evertonit të hënën.

Pas disa rezultateve jo të mira në kampionat gjatë muajit të kaluar, Runi është i bindur se Arsenali do t’i fitojë tre ndeshjet e mbetura ndaj Uest Hem, Bërnlit dhe Kristal Palas. Ai gjithashtu beson se skuadra e Pep Guardiolës do të bëjë gabime.

“Unë mendoj se Arsenali do ta fitojë kampionatin,” deklaroi Runi. “Ky mendim imi nuk ndryshoi as pas fitores së Sitit ndaj Arsenalit. Mendova se ndoshta humbja në fushën e Sitit dhe humbja e finales së kupës ndaj tyre mund të ketë pasur një ndikim psikologjik tek lojtarët e Arsenalit. Por fakti që ata mbetën në krye të tabelës pas asaj humbjeje, dhe duke pasur parasysh kalendarin më të favorshëm, besoj se do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Mund ta shoh Sitin të humbasë pikë, në një ose dy ndeshje. Madje, mendoj se Arsenali mund ta fitojë titullin relativisht lehtë, ndoshta me tre deri në pesë pikë diferencë”, u shpreh ish-sulmuesi anglez.

I pyetur se pse beson se Siti do të lëshojë pikë, Runi u përgjigj: “Thjesht ashtu mendoj. Arsenali ka qenë fantastik, ka qenë në krye për pjesën më të madhe të sezonit. Ndonëse loja e tyre nuk bie gjithmonë në sy për të gjithë, mendoj se me ngarkesën e ndeshjeve që ka Siti dhe me qëndrueshmërinë e Arsenalit gjatë gjithë sezonit, ky është viti i tyre”, përfundoi ai.

Scroll to Top