Elseid Hysaj largohet nga Lazio, organizon drekë lamtumire

Elseid Hysaj po përgatitet të lërë Lazion në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij me klubin po i afrohet fundit dhe nuk do të rinovohet.

Për t’i thënë lamtumirë shokëve të skuadrës në mënyrën e duhur, mbrojtësi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë. Sipas mediave italiane, Hysaj do të organizojë në javët e ardhshme një drekë për ekipin në ambientet e qendrës stërvitore në Formelo.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të organizojë një drekë me zgarë të hapur për shokët e skuadrës, si një mënyrë për t’i dhënë lamtumirën ekipit, por edhe për të qenë bashkë në prag të fundit të një sezoni me shumë luhatje.

Hysaj iu bashkua Lazios në verën e vitit 2021 dhe pas 5 sezonesh, po përgatitet të largohet. Në dy sezonet e fundit, ai ka pasur një rol më të kufizuar me klubin, pasi shpesh nuk ka qenë në planet e trajnerëve. Megjithatë, ai ka mbetur një figurë e vlerësuar brenda klubit, prandaj ka vendosur të organizojë këtë drekë me shokët e ekipit.

Scroll to Top