SHBA & Iran drejt marrëveshjes për t’i dhënë fund konfliktit

Lufta drejt fundit? Mediat: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes për t’i dhënë fund konfliktit

Duket se lajme të mira mund të vijnë nga konflikti në Lindjen e Mesme. Sipas mediave ndërkombëtare, Shtëpia e Bardhë thuhet se është pranë një marrëveshjeje me Iranin për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një ‘kornizë’ për negociatat mbi programin bërthamor të Teheranit.

Megjithatë, nënvizohet se SHBA-të presin që Irani të përgjigjet në disa pika kyçe në 48 orët e ardhshme, duke shtuar se “kjo ishte marrëveshja më e afërt që të dy palët kanë arritur që nga fillimi i luftës”.

Marrëveshja mund të përfshijë:

  • Angazhimin e Iranit për një moratorium mbi pasurimin bërthamor.
  • Marrëveshjen e SHBA-së për të hequr sanksionet e saj dhe për të liruar miliarda fonde të “ngrira” iraniane.
  • Heqjen e kufizimeve për tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit.

Konkretisht për moratoriumin bërthamor, tre burime thanë se do të zgjaste të paktën 12 vjet, ndërsa një burim shtoi se do të zgjaste 15 vjet. Sipas këtyre burimeve, Irani propozoi një moratorium 5-vjeçar, ndërsa SHBA-të kërkuan 20 vjet.

Irani thuhet se është zotuar në Memorandumin e Mirëkuptimit që të mos ndjekë kurrë armë bërthamore ose aktivitete të lidhura me armë të tilla. Një zyrtar amerikan shtoi se të dy palët po diskutojnë një klauzolë sipas së cilës Irani do të zotohej të mos operonte objekte bërthamore nëntokësore.

Scroll to Top