Bordi i Transparencës Përcakton Çmimet e Reja të Karburanteve, Ulja për Naftën dhe Benzinin
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për karburantet. Gjatë mbledhjes së datës 7 maj 2026, Bordi vendosi:
- Çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin sipas standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 196 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për gazoilin do të jetë jo më shumë se 184 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë për benzina sipas standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 180 lekë për litër.
- Çmimi i shitjes me shumicë për benzina do të jetë jo më shumë se 168 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 7, në orën 12:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e mundshme të çmimeve të shitjes.
I gjithë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës duhet të jenë të vetëdijshëm për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast shkeljesh të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për të ruajtur parimet e konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër, ose për benzina është më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet e reja janë nën kufirin e caktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026. Për rrjedhojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, pra 100%.