Sulmet izraelite në Gaza: të paktën gjashtë të vdekur dhe disa të plagosur
Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas sulmeve ajrore izraelite të kryera të mërkurën në Stripin e Gazës, raportoi Agjencia Franceze e Lajmeve.
Sipas burimeve mjekësore, pesë persona u vranë në dy sulme ajrore në Gaza. Ndërkohë, një tjetër person humbi jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pranë Khan Yunis, sipas të dhënave nga Spitali Nasser. Një person i quajtur Azzam Khalil al-Haya u plagos gjithashtu në një nga sulmet izraelite në qytetin e Gazës.
Pavarsisht armëpushimit të arritur në tetor 2025, sulmet izraelite në Stripin e Gazës kanë vazhduar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, të paktën 837 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit. Nga ana tjetër, Izraeli raportoi se pesë ushtarë izraelitë janë vrarë në Gaza gjatë të njëjtës periudhë.
