Sherr Real Madrid, Mbappé qesh, tension para El Clasico

VIDEO/ Tension në Real Madrid pas sherrit mes lojtarëve, Mbappé shihet duke qeshur në makinën e tij

Dita e djeshme ishte mjaft e trazuar për Real Madridin. Një seancë stërvitore përfundoi me një konfrontim mes Aurelién Tchouaméni dhe Federico Valverdes, ku ky i fundit u dërgua në spital, i shoqëruar nga trajneri Álvaro Arbeloa. Ky incident i rëndë, i përshkruar si “më i keqi i parë ndonjëherë në Valdebebas”, ndodhi pak para sfidës së madhe kundër Barcelonës, e planifikuar për datën 10 maj në Camp Nou, ku Barcelona mund të sigurojë titullin e La Liga përballë rivalëve të përjetshëm.

Për më tepër, polemika u përshkallëzua kur Kylian Mbappé u filmua nga “El Chiringuito de Jugones” teksa largohej nga qendra stërvitore e Real Madridit. Ai u largua nga Valdebebas me makinën e tij duke qeshur, gjë që shtoi kritikat ndaj tij.

Pamjet u bënë menjëherë virale, duke shkaktuar reagime të forta mes tifozëve. Si të mos mjaftonte kjo, kur ai u kthye ditën e sotme në qendrën stërvitore, ai u pa duke buzëqeshur sikur të mos kishte ndodhur asgjë me shokët e tij të skuadrës.

Scroll to Top