VIDEO/ Finalja e tyre e parë europiane në 44 vite, Princi Uilliam feston triumfin e skuadrës angleze
Aston Vila u kualifikua në finalen e Ligës së Europës pasi mundi 4-0 rivalët e tyre të përjetshëm, Notingam Forest. Princi Uilliam, një tifoz i flaktë i skuadrës, duket se e ka festuar më së shumti këtë fitore. Pas përfundimit të ndeshjes, ai u ngrit në këmbë duke festuar dhe përqafuar personat që i qëndronin pranë.
Trashëgimtari i fronit anglez këndoi këngën klasike të Neil Diamond, “Sweet Caroline”, së bashku me pjesën tjetër të tifozëve të Aston Vilës së trajnerit Unai Emeri. Ai gjithashtu vizitoi dhomën e zhveshjes së lojtarëve për t’i përgëzuar ata dhe trajnerin spanjoll për arritjen e tyre.
Ky është momenti kur Princi Uilliam feston pasi Aston Vila kaloi Notingam Forest në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. E ardhmja Mbret i Anglisë, duke përdorur grushtin për të shprehur gëzimin, si çdo tifoz tjetër i Aston Vilës në vend këtë mbrëmje.🔥
Duhet rikujtuar se kjo është finalja e parë europiane për Aston Vilën në 44 vite.
