Divjakë: 66-vjeçar i plagosur pas aksidentit me motomjet elektrik
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Gërmenj të Divjakës. Një 66-vjeçar mbeti i plagosur pasi humbi kontrollin e motomjetit elektrik që drejtonte dhe përfundoi në kanal.
I dëmtuari, Llambri Shkoza, ka pësuar lëndime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, 66-vjeçari dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Kjo u konfirmua edhe nga testi i kryer nga policia.
