Man City mposht Brentford 3-0, i afrohet Arsenalit

Manchester City rivendos ekuilibrat, trefishon Brentfordin dhe i shtron rrugën Arsenalit

Manchester City ka shlyer gabimin e pak ditëve më parë në kampionat, duke u rikthyer te fitoret dhe duke vënë sërish nën presion Arsenalin. Skuadra e Guardiolës triumfoi me rezultatin 3-0 kundër Brentfordit, një ekip që synon të sigurojë një vend në Europë për edicionin e ardhshëm.

Për “Citizens” nuk ka qenë e lehtë, pasi iu desh të priste pjesën e dytë për të zgjidhur sfidën. Golat e Doku dhe Haaland i dhanë qetësi skuadrës, ndërsa në fund Marmush vulosi fitoren 3-0.

Në këtë mënyrë, diferenca me Arsenalin u kthye sërish në dy pikë, duke vendosur nën trysni kryesuesit “topçinjtë”, të cilët nuk kanë më luksin të bëjnë gabime, duke qenë se kanë mbetur pak javë nga fundi i kampionatit.

  • Goli i Doku
  • Goli i Haaland
  • Goli i Marmush

/Panorama Sport/

Scroll to Top