Dhunë Masive pas Finales së Futbollit U-18 në Tiranë

VIDEO/ Moment kaotik! Dhunë masive në kryeqytet, situata del nga kontrolli në “Arenën e Demave”

Një situatë e paprecedentë dhe jashtë normales u regjistrua në kryeqytet, në “Arenën e Demave”, në përfundimin e finales së “Play Off”-it të kampionatit U-18 mes Partizanit B dhe Tiranës B.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin 0-1, pas golit të shënuar nga Qerimaj në minutën e 45-të, duke u shpallur kështu kampionë të grupmoshës U-18.

Teksa gjithçka dukej se po mbyllej në paqe, dhunë masive shpërtheu kur një lojtar i Tiranës vendosi fanellën e skuadrës bardheblu në flamurin e këndit dhe u përpoq ta ngulte flamurin me fanellën e Tiranës në mes të fushës. Ky veprim nuk u prit aspak mirë nga lojtarët e “Demat e Kuq”, duke bërë që në fushë të shpërthejë dhunë fillimisht mes lojtarëve. Më pas u përfshi edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli. U raportua për grushte, shkelma në kokë dhe dhunë të ushtruar ndaj efektivëve të policisë.

Për më tepër, shikoni pamjet më poshtë.

Panorama Sport/

Scroll to Top