Një depo pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris përfshihet nga flakët.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo të vendosur pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris. Ngjarja ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila ka qenë e dukshme nga disa kilometra larg.
Zjarri, që shpërtheu në një depo, nuk ka shkaktuar të lënduar. Për shuarjen e tij ka qenë e nevojshme ndërhyrja e rreth gjashtëdhjetë zjarrfikësve.
Mediat franceze raportojnë se rrethanat që çuan në shpërthimin e zjarrit nuk janë ende të qarta. Fluturimet nga dhe drejt aeroportit nuk janë anuluar.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë tym të zi që ngrihet nga zonat përreth aeroportit.
