Lionel Mesi: Jamal më kujton veten time kur fillova te Barcelona, është më i miri
Legjenda e Barcelonës, Lionel Mesi, i cili shënoi 672 gola dhe dha 303 asiste në 778 paraqitje për klubin blaugrana, ka shprehur mendimin e tij për talentin e ri në skuadrën katalanase. Edhe pse aktualisht luan në MLS të Amerikës, argjentinasi nuk e ka harruar skuadrën ku u rrit profesionalisht.
Në një intervistë dhënë për kanalin në YouTube ‘Lo del Pollo’, Mesi foli për numrin e ri 10 të Barcelonës. “Jamal është ai që më kujton më shumë veten time kur fillova te Barcelona,” tha ai. “Nuk kam dyshime, midis gjeneratës së re të lojtarëve, ai është më i miri. Kjo tregon atë që ka bërë deri më tani dhe atë që mund të arrijë në të ardhmen,” përfundoi Mesi.
