Dhunë brutale ndaj ish-kryetarit PD Lezhë; i thyen këmbët e presin veshin

Ish-kryetari i PD-së në Lezhë dhunohet rëndë; i thyen këmbët dhe i presin veshin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar në mënyrë brutale.

Sokol Toma, 53 vjeç, është goditur me sende të forta dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë Sanxhakut. Përveç dhunës së ushtruar, autorët i kanë marrë edhe telefonin e viktimës.

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, agresorët i kanë shkaktuar dëmtime të rënda trupore, duke i thyer këmbët dhe duke i prerë njërin vesh. Aktualisht, Toma është shtruar në repartin e ortopedisë.

Policia po kryen veprime hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që motivet e dhunës ende nuk janë zbardhur.

Scroll to Top