Zbulohet përmbajtja e propozimit iranian drejtuar SHBA-së: Të ndalen luftimet në të gjitha frontet!
Teksti i propozuar nga Irani për negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thekson nevojën për t’i dhënë fund luftës në të gjitha frontet, raporton agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.
Propozimi, i cili iu dërgua amerikanëve më herët sot, bën thirrje për heqjen e sanksioneve të SHBA-së. Gjithashtu nënvizon domosdoshmërinë e përfundimit të bllokadës detare të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pas nënshkrimit të një mirëkuptimi fillestar.
Përveç një përfundimi të menjëhershëm të luftës, propozimi i Iranit kërkon garanci kundër çdo sulmi të rinovuar ndaj Iranit.
