21-vjeçarja denoncon kirurgun e spitalit për ngacmim seksual, arrestohet 72-vjeçari.
Një 21-vjeçare ka denoncuar një kirurg 72-vjeçar në një spital, duke e akuzuar për ngacmim seksual. Ngjarja ka sjellë arrestimin e mjekut.
Sipas informacioneve, e reja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, u vendos që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, mjeku 72-vjeçar, duke qenë kirurgu i saj, dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht, duke e prekur në pjesë intime nën pretekstin e një kontrolli mjekësor.
21-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin e Korçës. Policia e Korçës ka marrë kallëzimin nga e reja, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.