Tifozët Milanit kundër Ibrahimoviçit, mesazh për Taren

TIFOZËT E MILANIT ME MESAZH PËR IGLI TAREN, KUNDËR IBRAHIMOVIÇIT NË “SAN SIRO” (FOTO)

Igli Tare dhe Massimiliano Allegri u shkarkuan dje nga Milani. Pronari Gerry Cardinale nuk e pranoi dështimin, pasi skuadra kuqezi mbeti sërish jashtë zonës Champions.

“Old Clan”, një nga grupet e “Curva Sud” të Milanit, doli sot me një mesazh në mbështetje të Tares dhe Allegrit. “Allegri dhe Tare janë të vetmit burra të vërtetë. Ibrahimoviç është e keqja absolute,” shkruhet në banderolën e hapur nga ultrasit e Milanit para “San Siro”.

Zlatan Ibrahimoviç shërben si këshilltar i pronarit Cardinale, dhe tifozët kuqezi kanë shpërthyer kundër tij.

Interesant është fakti se në mesazhin e tyre, tifozët nuk përmendën Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada, dy drejtues të tjerë të cilët gjithashtu u larguan nga Milani. Tare drejtoi klubin për një vit, dhe gjatë kësaj periudhe nuk pati kritika publike nga tifozët ndaj tij.

Scroll to Top