Ibrahimoviç në qendër të largimeve të Tares dhe Allegrit, zbulohen prapaskenat e takimit sekret te Milani
Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk u largua nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ish-sulmuesi suedez shihet si personazh kryesor në prapaskenën e shkarkimeve që shkaktuan një “tërmet” te kuqezinjtë.
Igli Tare, Masimiliano Alegri, Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada u larguan menjëherë pas deklaratës zyrtare të “RedBird”. Prapaskenat e zbuluara së fundmi sugjerojnë se disa nga këto largime ishin përgatitur paraprakisht.
Përsa i përket Igli Tares, prej ditësh qarkullonin zëra se ai do të ishte i pari që do të largohej. Sa i përket trajnerit Allegri, duket se përplasja me Ibrahimoviçin i kushtoi shtrenjtë.
Këto shkarkime ishin planifikuar, duke pasur parasysh se javën e kaluar është mbajtur një takim sekret me Andoni Iraola. Trajneri i Bournemouth aktualisht shihet si alternativa kryesore për të marrë drejtimin e ekipit pas Allegrit.
