Aksident treni në Poloni: 1 i vdekur, 18 të plagosur

Treni del nga shinat pas përplasjes me kamionin në Poloni: 1 i vdekur dhe 18 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e një përplasjeje mes një kamioni dhe një treni pasagjerësh në Poloninë perëndimore. Ngjarja u njoftua nga Agjencia Polake e Lajmeve (PAP).

Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në një kalim hekurudhor të pambrojtur, në rajonin Garbatka, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Poznan.

Ministri polak i Infrastrukturës, Dariusz Klimczak, shpjegoi përmes një postimi në Platformën X se kamioni nuk ndaloi para kalimit hekurudhor dhe u përplas me trenin që po kalonte.

Një zëdhënës i zjarrfikësve konfirmoi se kamioni shpërtheu në flakë dhe shoferi i tij vdiq në vend. Disa vagona të trenit dolën nga shinat, ndërsa 18 pasagjerë mbetën të plagosur, sipas të dhënave zyrtare.

Scroll to Top