Kushtet humanitare në gjendje kritike, BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Bashkimi Evropian ka dhënë një paralajmërim, duke theksuar se Gaza “nuk mund të bëhet një krizë e harruar”. Sipas tyre, kushtet humanitare në enklavë vijojnë të jenë shumë serioze, për shkak të mungesës së vazhdueshme të ushqimit, përhapjes së gjerë të kequshqyerjes dhe një sistemi shëndetësor në vështirësi.
“Gaza nuk mund të bëhet një krizë e harruar, siç thuhet me të drejtë. Ka zhvillime dhe situata mbetet ende shumë e rëndë,” u shpreh zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrncirova.
Ajo paralajmëroi se kequshqyerja akute prek shumicën e fëmijëve në Gaza dhe sqaroi se, megjithëse uria ekstreme u frenua në vitin 2025, rreziku nuk është zhdukur.
“Ne arritëm ta frenojmë urinë vitin e kaluar në Gazë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të rikthehet,” deklaroi Hrncirova.
Sipas saj, mungesat e zgjatura kanë sjellë varësinë e njerëzve nga furnizime shumë të kufizuara ushqimore. Ky mungesë qasjeje ndaj mishit, perimeve të freskëta dhe frutave, pa ose me mundësi shumë të pakta, po ndikon gjithnjë e më shumë në shëndetin publik.
