Milani në kaos: Trajneri i dëshiruar preferon Premier Ligën

Milani në kaos pas largimeve të trajnerit dhe drejtuesve, trajneri i dëshiruar nga klubi italian ka dyshime për një ofertë nga Premier Liga.

Milani po përgatitet të rindërtojë gjithçka nga e para pas vendimit të Xherri Kardinales për shkarkimin e trajnerit dhe të gjithë drejtuesve të lartë të klubit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, duket se presidenti kuqezi ka bërë një llogari të gabuar duke menduar se mund të joshë cilindo në klubin italian.

Emri kryesor në listën e trajnerëve të dëshiruar është ai i Andoni Iraola, i cili ka arritur të krijojë një skuadër të fortë me Bornmutin. Megjithëse kuqezinjtë po insistojnë për marrjen e tij, një marrëveshje nuk po arrihet. Raportohet se Iraola ka rezerva të mëdha, kryesisht për shkak të situatës kaotike në Milan, e cila kërkon një fillim të ri si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë organizativ. Këto faktorë duket se e bëjnë më pak tërheqëse për të drejtimin e ekipit në këtë moment.

Nga ana tjetër, Iraola ka pranuar edhe një ofertë ekonomike të konsiderueshme. Kristal Palas, skuadra e cila përfundoi në vendin e 15-të në kampionatin anglez, po përgatitet të ndryshojë trajnerin aktual dhe e shikon Iraolan si zëvendësuesin ideal. Familja e trajnerit spanjoll dëshiron të qëndrojë në Angli, ndërsa te londinezët gjen stabilitet dhe i është premtuar një buxhet i konsiderueshëm për përforcime në merkato.

Të gjitha këto elementë po e shtyjnë Iraolan të refuzojë Milanin dhe të fokusohet në vazhdimin e karrierës së tij në Premier Ligë. Ky zhvillim tregon edhe një herë se pa vizion dhe plane të qarta, emri i Milanit nuk ka më të njëjtin peshë si dikur.

Burimi: Panorama Sport

Scroll to Top