Rusia forcon mbrojtjen e Moskës me sisteme kundërajrore

VIDEO/ Rusia “fortifikon” Moskën me sisteme kundërajrore mbi rrokaqiej, nga frika e sulmeve ukrainase

Rusia po forcon mbrojtjen ajrore të kryeqytetit të saj, duke vendosur sisteme kundërajrore edhe në majat e ndërtesave shumëkatëshe. Ky veprim vjen në një kohë kur sulmet me dronë nga Ukraina drejt territorit rus janë shtuar ndjeshëm.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 duke u transportuar me helikopterë të rëndë Mil Mi-26 dhe më pas duke u vendosur mbi çatitë e rrokaqiejve, përfshirë edhe Kullën Nordstar me 42 kate.

Autoritetet ruse kanë nisur vendosjen e këtyre sistemeve në çati që prej vitit 2023, pas disa incidenteve me dronë që kanë depërtuar deri në zonat urbane të Moskës. Qëllimi kryesor i tyre është interceptimi i objektivave ajrore me lartësi të ulët, sidomos dronëve kamikazë.

Rrjeti i mbrojtjes ajrore në kryeqytetin rus është zgjeruar gradualisht muajt e fundit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të sjellë pasoja edhe larg vijës së frontit.

Scroll to Top