Gjyqtarë Shqiptarë në Ndeshjet e Kombëtares së Futbollit

E rrallë! UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen e Kombëtares pas testit të Maranit

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë njoftimin zyrtar për ekipin e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet miqësore të muajit qershor.

Për sfidën kundër Izraelit, që do të zhvillohet më 3 qershor, është caktuar arbitri malazez Milos Savoviç. Ndërkohë, për takimin ndaj Luksemburgut, më 6 qershor, drejtësinë do ta vendosë gjyqtari kosovar Genc Nuza. Të dyja këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Air Albania”.

Një risi është prezenca e arbitrave nga kampionati shqiptar në këto takime. Juxhin Xhaja do të jetë arbitri i katërt në ndeshjen kundër Izraelit, ndërsa Eldorjan Hamiti do të ketë të njëjtin rol në sfidën kundër Luksemburgut.

Këto miqësore pritet t’i shërbejnë më së shumti trajnerit italian të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, i cili do të bëjë debutimin e tij në stolin kuqezi.

Ndërkohë, detajet e arbitrave për secilën ndeshje janë si më poshtë:

  • SHQIPËRI-IZRAEL (3 qershor, ora 20:00)
    • Gjyqtar kryesor: Milos Savoviç
    • Asistent i parë: Marko Gojkoviç
    • Asistent i dytë: Vladislav Radenoviç
    • Arbitër i katërt: Juxhin Xhaja
  • SHQIPËRI-LUKSEMBURG (6 qershor, ora 20:00)
    • Gjyqtar kryesor: Genc Nuza
    • Asistent i parë: Fatlum Berisha
    • Asistent i dytë: Bujar Selimaj
    • Arbitër i katërt: Eldorjan Hamiti

Burimi: EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top