Alarmi pas incidentit me dronin në Rumani, reagimi i Putinit: Kërkojmë prova për të hetuar
Vladimir Putin deklaroi se Rusia është e gatshme të kryejë një hetim objektiv për dronin që u rrëzua në Rumani, duke u shprehur në lidhje me incidentin që ka shtuar tensionet mes Rusisë dhe NATO-s.
Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e zyrtarëve evropianë, të cilët pretendojnë se droni ishte rus. Putin pyeti publikisht se kush e ka bërë këtë pretendim, duke përmendur konkretisht Ursula von der Leyen, por duke theksuar se ajo nuk ka shkuar në Rumani, nuk ka kryer një hetim dhe nuk ka ekzaminuar rrënojat e dronit.
Presidenti rus shtoi se dronët ukrainas kanë fluturuar më parë mbi Finlandën, Poloninë dhe shtetet baltike.
I pyetur nga mediat ruse për incidentin, ai tha se nëse droni dorëzohet, Rusia do të kryejë një hetim objektiv dhe vetëm atëherë do të vlerësojë ngjarjen.
