Tallja e vitit nga Atletiko Madrid me Barcelonën: Oferta për Jamal, Pedri dhe Rafinja – bileta për Bad Bunny dhe fara luledielli
Atletiko Madrid është ndjellë nga zërat për transferimin e Hulian Alvarez te Barcelona dhe faktin se klubi katalanas ka pasur oferta reale për argjentinasin. Si pasojë, klubi madrilen është përgjigjur me një tallje epike në rrjetet sociale.
Në Twitter, me radhë u shfaqën postime për lojtarë që Atletiko kërkonte nga katalanasit. E para ishte për Lamin Jamal.
“I kemi dërguar një faks Barcelonës me ofertën tonë të transferimit: 4 bileta për koncertin e Bad Bunny nesër, një abonim vjetor në ABC dhe një qese me fara luledielli. Presim me padurim përgjigjen e tyre për të përgatitur ‘njoftimin’”, ishte mesazhi i parë.
Më pas, radhën e pati Pedri.
“Na kanë mbaruar biletat për koncertin e nesërm, kështu që po e përmirësojmë ofertën tonë të mëparshme me 6 bileta për të dielën”.
Në fund, ishte radha e Rafinjës.
“Dhe për të përfunduar marrëveshjen 3-për-1, kemi bërë gjithçka: lojtari vjen i huazuar për një sezon dhe në këmbim, po i japim hua Tom Ford dhe Smith pa mundësi blerjeje. Një ofertë që nuk mund ta refuzosh”, shkruante klubi madrilen.
Klubi bëri edhe një postim tjetër:
“Dhe mos harroni, na u deshën vetëm pesë minuta për të krijuar këtë mashtrim. Jetojmë në një epokë ku realiteti mund të shtrembërohet. Mos besoni gjithçka që shihni, veçanërisht nëse lidhet me Barçën”, ishte mesazhi i madrilenëve.
