Spalletti, Comoli & Juventus: Investime të reja për titullin

Spaleti dhe Komoli takohen për të shmangur fatin e Milanit, Elkann jep premtim të rëndësishëm për Juventusin

Luciano Spalletti dhe Damien Comolli i kanë lënë pas, të paktën për momentin, tensionet mes tyre. Javët e fundit, trajneri dhe drejtuesi i Juventusit kishin treguar shenja të qarta të një përçarjeje mes palëve. Megjithatë, ndoshta duke parë atë që ndodhi te Milani me një situatë të ngjashme, palët kanë vendosur të takohen sot me klubin për të diskutuar të ardhmen e ekipit.

Ky takim është zhvilluar në ambientet e klubit dhe ka përfshirë edhe përfaqësues të familjes Agnelli, e cila kontrollon klubin. Sipas raportimeve të mediave italiane, janë hedhur ide për mënyrën se si do të ndërtohet Juventusi për këtë sezon.

Në fakt, nga ky takim i “paqes” më e rëndësishmja ka ardhur nga pronarët e klubit. John Elkann u ka premtuar se, pavarësisht mungesës së kualifikimit në Ligën e Kampioneve, investimet për merkaton do të bëhen në mënyrë që të ketë një ekip konkurrues për titullin. Tani, mbetet në dorën e Comollit të gjejë lojtarët e duhur dhe të Spallettit t’i vërë në punë.

Scroll to Top