Eva Murati nderohet me çmim prestigjioz në Romë

FOTOLAJM: Eva Murati nderohet me një medalje të veçantë në Romë

Moderatorja sportive shqiptare, Eva Murati, ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në Itali. E njohur për prezencën e saj në ekran, ajo u nderua me çmimin prestigjioz “Premio Mediterraneo Europeo”, i cili vlerëson personalitete me ndikim në fushën e kulturës, medias dhe sportit.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve italiane dhe personaliteteve të njohura. Gjatë dhjetë viteve të fundit, Eva Murati është kthyer në një nga figurat më të njohura të sportit në Shqipëri dhe më gjerë. Profesionalizmi dhe sharmi i saj në ekran janë vlerësuar vazhdimisht nga publiku dhe mediat sportive, duke e shndërruar atë në një figurë mjaft popullore.

Ky çmim konsiderohet një sukses i madh për karrierën ndërkombëtare të Evës dhe një moment krenarie për median dhe sportin shqiptar.

Në statusin e saj në rrjetet sociale, Eva Murati shprehu:

  • “Marrja e Çmimit Mesdhetar Europian ishte për mua një nder i madh! Faleminderit organizatorëve, institucioneve të pranishme dhe të gjithë atyre që e bënë këtë ditë kaq të veçantë.”
  • “Me emocion mora edhe medaljen e Unionit Italian të Shtypit Sportiv, një vlerësim që do ta ruaj me shumë mirënjohje.”
  • Ajo kujtoi se ka nisur punën në televizion në moshën 18-vjeçare dhe gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur privilegjin të prezantojë futbollin europian dhe UEFA Champions League, duke theksuar se këto vlerësime kanë për të një domethënie edhe më të thellë.
  • “Faleminderit të gjithë atyre që kanë besuar tek unë dhe kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Faleminderit Presidencës së Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, si dhe Ministrisë së Kulturës për këtë vlerësim prestigjioz.”

Burimi: ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top