Skandali te Milani: Igli Tare Tradhetar?

Tradhti te Milani? Zbulohet plani sekret i Igli Tares: Foli me trajnerin e ri që do pasonte Allegri-n

Igli Tare u shkarkua nga Milani në fillim të kësaj jave, së bashku me dy drejtues të tjerë, Monkada dhe Furlan, si dhe trajnerin Allegri. Prapaskenat që po dalin në dritë tregojnë se Tare po punonte për sezonin e ri, duke lënë të kuptohet se drejtori sportiv mund të jetë tradhtuar nga Milani. Në këtë situatë, vetëm Allegri mund të thuhet se e kishte të mbyllur aventurën e tij me “kuqezinjtë”, pavarësisht rezultatit të ndeshjes me Cagliarin.

Sipas Mateo Moreto, Tare ka zhvilluar një bisedë me Andoni Iraola-n gjatë javës së kaluar. Iraola cilësohet si dëshira kryesore e Milanit për të zëvendësuar Allegri-n. Po ashtu, edhe Furlan dhe Monkada kanë zhvilluar bisedime me Iraola-n, pasuar nga një takim me anëtarë të tjerë të menaxhmentit të Milanit.

Spanjolli nuk e konsideron Milanin si zgjedhjen e tij të parë. Iraola është shprehur i zhgënjyer nga mënyra sesi klubi italian administrohet, gjë që u vu re edhe nga shkarkimi i menjëhershëm i Tares, pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në Champions League.

Scroll to Top