Dembélé: PSG-ja fiton Ligën e Kampionëve, Topi i Artë më vonë

Tjetër finale, Dembélé: Fantastike nëse PSG fiton Ligën e Kampionëve, Topi i Artë vjen më vonë

Osmane Dembélé është i përqendruar. Mendja e tij është plot me dëshirën për të fituar Ligën e Kampionëve, diçka historike për klubin, por edhe për të, pasi mund ta riafirmojë atë si kandidat për Topin e tij të dytë të Artë.

Në mendjet e medias, më shumë se Osmane, ka jehonë një tjetër “Top i Artë”. “Nuk më ka ndryshuar shumë, as në mënyrën se si luaj. E di që kam më shumë përgjegjësi dhe gjithmonë përpiqem të jem mirë. Nuk ka ndryshuar dëshira ime për të fituar tituj me PSG-në dhe nuk ka asgjë më shumë se kaq në kokën time. E di që flitet shumë për ‘Topin e Artë’, por gjëja e parë është të fitojmë me klubin, edhe për shkak të tifozëve. Të tjerat vijnë më vonë”, ka deklaruar ai para finales së madhe.

Nesër është një tjetër finale, por ai ende ka në mendje furinë dhe fitoren magjike 5-0 ndaj Interit. “Finalja ndaj Interit është e paharrueshme, por gjithçka fillon nga e para ndaj Arsenalit. Edhe pse fitimi i Ligës së dytë të Champions League ‘do të ishte diçka historike’.”

Ai thotë se është gati të luajë pasi ka kapërcyer shqetësimin. “Ka qenë një vit i komplikuar për të gjithë sepse nuk kemi pasur shumë pushim, por ndihem njëqind për qind dhe u përgatitëm mirë për ndeshjen.”

Në fund, edhe diçka për trajnerin. “Luis Enrique është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Kam përparuar me ose pa top, kam edhe lojtarë të jashtëzakonshëm në krah dhe kjo e bën më të lehtë”, thotë ish-lojtari i Barçës. “Nëse jemi këtu në këtë finale, kjo është sepse ne i kemi bërë gjërat siç duhet”, ka përfunduar ai.

Scroll to Top