Aksident tragjik autobusi në Antalia: 8 viktima

Autobusi përplaset dhe merr flakë në Antalia: 8 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti trafiku ku u përfshi një autobus. Më pas, autobusi ka shpërthyer në flakë.

Mes viktimave raportohet se është edhe një foshnjë 9 muajsh. Autobusi, sipas informacioneve, transportonte 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit nga Izmiri në Antalia.

Aksidenti ka ndodhur në Sarayköy të Denizli-t, ku autobusi që kryente linjën Izmir-Antalia është përplasur me mbrojtëset anësore dhe më pas ka marrë flakë.

Scroll to Top