FOTO/ Trajneri i Kombëtares dhe lojtarë të saj shihen si tifozë në tribunë për ndeshjen vendimtare për titullin
Një nga ndeshjet e sotme të fazës “Final Four”, ajo mes Vllaznisë dhe Egnatias, ka pasur tifozë me të vërtetë të veçantë. Në tribunën VIP të stadiumit u shfaqën trajneri i sapozgjedhur i Kombëtares, Rolando Maran, stafi i tij, si dhe shumë futbollistë që kanë qenë pjesë e grumbullimit të parë të kuqezinjve. Emra si Laçi, Asllani, Hasa apo edhe Hadroj, u shfaqën në tribunë për të ndjekur këtë sfidë e cila, sipas pritshmërive, duhej të ishte ajo për titullin kampion. Megjithatë, ajo mund të rezultojë vendimtare kryesisht për vendin e dytë në kampionat.
ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL
