PSG triumfon në Champions League për të dytin vit radhazi. Desire Doue: Jam pa fjalë! Tashmë po mendojmë për trofeun e tretë dhe kam besim se do ta fitojmë.
Pas fitores mbresëlënëse 5-0 të sezonit të kaluar kundër Interit, PSG u desh t’i drejtohej penalltive për të ruajtur titullin evropian. Nga pika e njëmbëdhjetë metrave, ata mundën rivalët e tyre, Arsenalin.
Desire Doue, një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës, deklaroi pas ndeshjes:
“Jam pa fjalë! E para ishte e jashtëzakonshme, por ne dëshironim më shumë se çdo gjë të fitonim të dytën. Ata në klub janë familja jonë, vëllezërit dhe motrat tona, ne i falënderojmë. E dua shumë këtë klub! Dhe kjo nuk ka mbaruar! E dyta është tashmë këtu, ne do të vazhdojmë të punojmë edhe për të tretën. Ne po synojmë trofeun e tretë dhe kam besim se do ta fitojmë!”
PANORAMASPORT.AL
