Rama kritikon rojet private, mbron projektin në Zvërnec

“`html

Rama flet për Zvërnecin: Rojet private u sollën si kafshë, policia duhet t’i kishte arrestuar. Unë do të bëja edhe më keq se ata protestues!

Kryeministri Edi Rama po flet për projektin e Zvërnecit, i cili ka nxitur protesta ditët e fundit. Gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të PS, Rama u shpreh se në kushte të tjera edhe ai do të kishte vepruar më ashpër se protestuesit, por theksoi se e vërteta është se nuk po falet tokë shtetërore. Ai akuzoi punonjësit e kompanisë private të sigurisë për sjellje “kafshërore” ndaj qytetarëve dhe kritikoi policinë e Vlorës për relativizimin e dhunës dhe mosarrestimin e menjëhershëm të autorëve.

“Sikundër jeni në dijeni, dua të flas sot edhe për publikun lidhur me situatën e krijuar për investimin në zonën e Zvërnecit. Dua ta nis me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve. Jua kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit, sidomos. Sepse do të më dukej e tmerrshme që disa roje sigurie private, në sytë e policisë, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të tërhiqnin zvarrë një protestues në plazhin e rrethuar, e policia të thoshte se u fut vetë në pronën private dhe të relativizonte dhunën, kur duhet të arrestohej menjëherë kushdo që bëri aktin e dhunës. Do të kisha bërë më keq se ju po të më thoshin se është tokë e shtetit dhe po ja fal të huajve.”

Ai shtoi se është përhapur me shumë helm edhe legjenda se shteti po ja fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec. “Po të më thonin se sollëm rusët që po shkatërrojnë zonën dhe po ndërtojnë pallate, po të më thonin se në vend të flamingove do të pastroheshin paratë e zeza të mafias e të tjera nga ato që kanë thënë dhe ju kanë thënë dhe janë shpërndarë duke krijuar një valë zemërimi.”

Rama shprehu mirëkuptimin për zemërimin e qytetarëve dhe u pyet nëse duhet t’ua tregonte detajet, duke ditur se një përqindje e madhe nuk do ta besonte dhe do ta konsideronte të shitur, apo të anulonte projektin për të qetësuar njerëzit dhe për t’u dhënë atyre ndjesinë e fitores se po mbrojnë atdheun.

“Por do të ishte shija e një humbjeje të madhe të Shqipërisë, për fëmijët tuaj që do të humbnin kaq shumë. Por përse duhet ta bëj këtë, për pushtetin apo baltën që më vjen në fytyrë çdo ditë dhe më vjen nga kundërshtarët politikë e mediatikë. Çfarë më duhet mua karrigia dhe pushteti nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite, duke nisur nga Shqipëria ku çdokush numërohej si turist. Për çfarë më duhet pushteti dhe karrigia nëse heq dorë nga përpjekja për ta bërë Shqipërinë vend të sigurt? Përse duhet të bëhet copëtimi dhe Golemi i radhës? E kuptoj se dëshira për ta kthyer Shqipërinë në nivelin e Golemit është e gjallë në anën tjetër. Përse nuk duhet ta fusim Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit. Shqipëria është një vend që tashmë kërkon të afrojë investitorë që ndërtojnë vepra të mëdha që sjellin turistë që i lënë paratë këtu”, tha Rama mes të tjerash.

“`

Scroll to Top