E PAPRITUR! Izraeli mbërrin në Shqipëri pa trajnerin kryesor për shkak dëmtimi
Përfaqësuesja e Izraelit ka mbërritur në vendin tonë për të luajtur ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”, me një situatë të pazakontë sa i përket pozicionit të trajnerit të ekipit.
Ran Ben Shimon nuk ka udhëtuar me skuadrën. Në stadiumin “Air Albania”, ekipin do ta drejtojë asistenti i tij, Gal Kohen.
Shkak për këtë situatë është bërë një ngjarje e pazakontë ku trajneri, duke luajtur me miq, është rrëzuar dhe ka pësuar një dëmtim serioz në kokë. Ai është dërguar në spital, por për fat të mirë, gjendja e tij është përmirësuar.
Megjithatë, mjekët e kanë këshilluar që të mos udhëtojë derisa të jetë plotësisht i shëruar.
Vetëm dy ditë më parë, gjatë grumbullimit të ekipit izraelit, trajneri i kishte deklaruar medias vendase se kishte kaluar një situatë shumë të vështirë. Ai tha:
“Unë pësova një dëmtim me të vërtetë serioz. Po rikuperohem tashmë dalëngadalë. Kam marrë një përkujdesje të mrekullueshme në spitalin “Tel Hashomer”. Nuk kam përjetuar asnjëherë një gjë të tillë më parë në jetën time, por situata po përmirësohet ditë pas ditë,” tha trajneri, duke shtuar se miqësoren me Shqipërinë do ta ndjekë nga ekrani televiziv.
